Fileto pule dhe makarona me
krem bizele, gatuhen në Rreze Dielli
Edhe ditën e sotme Prishila Elezaj ka ndjekur me vëmendje këshillat e Znj Tefta gjatë përgatitjes së recetave të ditës. Nuk kanë munguar gatimet e shijshme të përgatitura me fantazi dhe mjeshtëri nga
Edhe ditën e sotme Prishila Elezaj ka ndjekur me vëmendje këshillat e Znj Tefta gjatë përgatitjes së recetave të ditës. Nuk kanë munguar gatimet e shijshme të përgatitura me fantazi dhe mjeshtëri nga Zonja Tefta, të cilat kanë qenë “Fileto pule me fruta të thata” dhe “Makarona me krem bizele”.
Për Prishilën ka qenë dita e fundit që ka ndjekur këshillat e zonjës Tefta, pasi ditën e premte ajo do të realizojë e vetme dy gatime të përzgjedhura rastësisht. Nxënësja e shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit nga e hëna deri të enjten duhet të memorizonte përbërësit e recetave, pasi nesër do të vihet në provë për njohuritë e mara. Më pas do të jetë juria ajo që do të vlerësojë me pikë në bazë të kritereve të përcaktuara punën e nxënëses Elezaj.
Prishila duhet të tegohet e shkathët për të pikasur elementin kurth, i cili do të vendoset në shportën e ushqimeve. Nëse ajo e zgjedh përbërësin kurth do të penalizohet me 20 pikë. Gjithashtu një nga kriteret e rëndësishëm tyë punës do të jetë afati kohor i përcaktuar për përgatitjen e recetave, i cili duhet të zbatohet me përpikmëri.
“Konkursi i kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në muajin qershor. Në fund të çdo jave nxënësit e shkollës së Hoteleri-Turizmit do të pajisen me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje eletroshtëpiake.
Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurrenti me më shumë pikë. Për momentin është nxënësi Erjon Bardhi, i cili kryeson me 63 pikë nga 66 pikët e mundshme.
Redaksia Online(b.t/xh.k/shqiptarja.com)
27/4
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29
-
16 muaj luftë në Gaza/ Associated Press: Hamasi i thotë Po marrëveshjes me Izraelin! Shkëmbim të burgosurish: 250 palestinezë për 5 ushtare izraelite
14 Janar, 12:29
-
Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara
14 Janar, 12:05
-
30 vite së bashku, Pep Guardiola divorcohet nga Cristina Serra
14 Janar, 12:04
-
Mish me nenexhik nga zonja Albana
14 Janar, 12:01
-
Reçel karrote nga zonja Albana
14 Janar, 11:57
-
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
14 Janar, 11:47
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja Skënderbeu-Vora ndryshon stadium
14 Janar, 11:42
-
Patëllxhanë me salcë të kuqe nga zonja Albana
14 Janar, 11:41
-
Shkodër/ Plagoset me thikë këngëtari Ademir Fresku, arrestohet si i dyshuar pronari i dyqanit të fruta-perimeve! Shkak hedhja e plehrave
14 Janar, 11:28
-
Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre
14 Janar, 11:11