Fileto pule me salcë kremoze limoni
Përbërësit:
- 2 gjokse pule
- ½ filxhan miell
- 3 lgj vaj ulliri
- 4 thelpinj hudhër
- 1 qepë e vogël
- 1 gotë ujë / lëng pule
- 1-2 limona (lëngu)
- 200 ml pana
- Erëza të freskëta
- Kripë, piper
Përgatitja:
Gjoksin e pulës e presim hollë duke formuar 4 fileto. I marinojmë me kripë e piper dhe i lyejmë me miell nga të dyja anët. Vendosim një tigan në zjarr me pak vaj ulliri, sapo vaji të ngrohet vendosim filetot dhe i skuqim derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë. I largojmë filetot e pulës nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me hudhrat e prera në feta të holla. Ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë 1 gotë lëng pulë dhe lëngun e limonit. E përziejmë pa nderpreje duke rritur pak nxehtësinë dhe më pas shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe sapo salca të pluskojë shtojmë filetot e pulës. Fikim sobën dhe e lemë në temperaturë të saj për disa minuta.
Komente











