Filip Çakulli marton djalin, mes
të ftuarve kryeministri Rama

Filip Çakulli marton djalin, mes<br />të ftuarve kryeministri Rama
Pas dasmës së vajzës së ish-presidentit Bamir Topi, Nada, një tjetër dasëm e cila ka qenë në fokusin e mediave ka qenë e kurorëzimi në martesë djalit të Filip Çakullit, autor i programit investigativ “Fiks Fare”. 



Daniela dhe Zhani Çakulli janë lidhur në martesë gjatë mbrëmjes së të dielës mes shumë të ftuarish të fushës së medias dhe politikës.



Mes tyre ka qenë i ftuar edhe kryeministri e vendit Edi Rama dhe një pjesë e madhe e qeverisë aktuale, ka bërë të ditur faqja në Facebook e revistës “Who”, e cila ka sjellë edhe foto nga eventi.



Gjithashtu të ftuar të tjerë të tjerë kanë qenë një pjesë e madhe e stafit të Top-Channel si Rudina Xhunga, Alban Dudushi, Xhemi Shehu etj të shoqëruar nga bashkëshortët përkatës.



Menuja e darkës ka përfshirë produkte me bazë  deti ndërkohë që për të gëzuar atmosferën për çiftin dhe të ftuarit ka performuar orkestra e Top Channel dhe këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka.






Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/6
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema