Daniela dhe Zhani Çakulli janë lidhur në martesë gjatë mbrëmjes së të dielës mes shumë të ftuarish të fushës së medias dhe politikës.
Mes tyre ka qenë i ftuar edhe kryeministri e vendit Edi Rama dhe një pjesë e madhe e qeverisë aktuale, ka bërë të ditur faqja në Facebook e revistës “Who”, e cila ka sjellë edhe foto nga eventi.
Gjithashtu të ftuar të tjerë të tjerë kanë qenë një pjesë e madhe e stafit të Top-Channel si Rudina Xhunga, Alban Dudushi, Xhemi Shehu etj të shoqëruar nga bashkëshortët përkatës.
Menuja e darkës ka përfshirë produkte me bazë deti ndërkohë që për të gëzuar atmosferën për çiftin dhe të ftuarit ka performuar orkestra e Top Channel dhe këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)