Filipine, 1 kg oriz në këmbim të 1 kg plastikë grumbulluar në detin e ndotur

Filipine, 1 kg oriz në këmbim të 1 kg plastikë grumbulluar në detin e ndotur

Sipas një studimi të fondacionit McKinsey, Deti i Filipineve është një nga detet më të ndotur nga plastika dhe që tejkalohet vetëm nga detet e Kinës dhe Indonezisë

Askush nuk ka reaguar deri tani për tonelatat e mbeturinave që kanë uzurpuar ujrat detarë, kështu që komuniteti vendas ka vendosur të vetë-organizohet për të mbrojtur natyrën dhe të fitojë diçka për ata në nevojë.

Oriz në këmbim të grumbullimit të mbeturinave.

Për të qenë të saktë një kilogram oriz për një kilogram plastikë. Ky lloj shkëmbimi është një nxitje për grumbullimin dhe një klasifikim më të mirë  të mbetjeve në mjedis.

Sigurisht që iniciativa nuk do të jetë e mjaftueshme për të pastruar një det të tërë, të mbytur nga mbeturina, por sigurisht që është një kontribut për të ndryshuar .

Dhe mbase disa kafshë do të shpëtohen si balena e gjetur në muajin mars të këtij viti në Filipine me 40 kilogramë plastikë në stomak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën