"Humbja më e madhe në njerëz në një incident të vetëm ndodhi kur shtatë persona vdiqën pas mbytjes së varkës së tyre në brigjet e qytetit Iloilo, 460 kilometra në jug të Manilës", tha Roja Bregdetare e vendit.
Ndërkohë, më shumë se 20 000 persona janë evakuar.
"Tajfuni Koppu u shoqërua me erëra nga 120-150 kilometra në orë", tha Zyra Meteorologjike e vendit.
Ushtarë, policë dhe punonjës të emergjencave janë dislokuar edhe në zonën Nueva Ecija, e njohur për kultivimin e orizit, ku niveli i ujërave nga shirat ka arritur në shifra rekord.
Banorët kërkojnë ndihmë nëpërmjet faqes së internetit të Agjencisë së Emergjencave, nëpërmjet rrjetit Twitter apo stacioneve të radios.