Filipine, 230 të vdekur nga tajfuni
Bopha, qindra të humbu

FILIPINE - Taifuni Bopha që ka zbarkuar në ishullin Mindanao, Filipinet jugore që në ditët e parë të mëngjesit të së martës, ka shkaktuar vdekjen e rreth 230 personave dhe për qindra të tjerë ende nuk dihet fati i tyre.

Tajfuni Bopha solli shira të rënda dhe era arriti një shpejtësi deri në 210 km në orë duke përplasur shtëpi dhe shkulur pemë. Mijëra njerëz u deshën të gjenin vende të sigurta prej taifunit të fuqishëm që goditi vendbanimet e tyre. Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit të automjeteve dhe rrjeteve të energjisë elektrike, duke shkaktuar përmbytje masive në zonat në rrezik nga rrëshqitjet e tokës.

Sipas BBC mes të vdekurve ka qenë dhe një ushtar i cili ishte pjesë e trupave të shpëtimit të dërguara në zonat e goditura.
Janë dërguar helikopterë dhe mjete të rënda gjatë ditës së sotme në zonat kritike për të ndihmuar qytetarët në vështirsi, pasi ujërat e reshjeve të shiut krijuan vorbulla vdekjeprurëse.

Sipas meteorologëve taifuni pritet të kalojë në Detin e Kinës Jugore të enjten, kanë raportuar mediat vendase. Bopha vjen një vit pasi Taifuni Washi vrau më shumë se 1.500 njerëz në Filipinen Jugore. Filipinet Jugore goditen nga disa Tornado dhe stuhi tropikale çdo vit.

(lç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës