Filipine, ​6 mijë përdorues droge të
vrarë, Duterte: Është vetëm fillimi

Filipine, ​6 mijë përdorues droge të<br />vrarë, Duterte: Është vetëm fillimi
Shtypi filipinas shkruan se numri i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës të vrarë ka shkruar në gjashtë mijë, që nga nisja e operacionit të presidentit Duterte.
 
Presidenti i Filipineve  ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të ndalet dhe se ky është vetëm fillimi.
 
“Sapo kam nisur dhe s’kam ndërmend të ndalem deri sa të mbaroj punën me të gjithë”, është deklarata e fortë e Dutertes, i cili ka thënë edhe se do t’i hedhë nga helikopteri përdoruesit e drogës, duke shtuar se “e kam bërë më parë dhe do ta bëj prapë”.
 
Operacioni ka dhënë efekt, pasi 900 mijë përdorues janë dorëzuar në polici nga frika se mund të vriten në rrugë si të tjerët.
 
Ndërkaq, Duterte bëri sensacion edhe me një intervistë në ditët e fundit të vitit, kur pranoi se të afërm të tij janë bashkuar me grupe terroriste, përfshirë ISIS. Presidenti siguroi se me këta persona do të ishte i ashpër, pa pikë mëshire, pavarësisht lidhjeve të gjakut.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf