Filipine, lufta kundër drogës, vritet
në gjumë fëmija 6 vjeça

Filipine, lufta kundër drogës, vritet<br />në gjumë fëmija 6 vjeça
Një fëmijë 6 vjeçar që është vrarë në gjumë është mes viktimave të fundit që ka shënuar lufta kundër drogës në Filipine.

“Dikush trokiti në derë dhe sapo bashkëshorti im pyeti se kush ishte, dëgjova dy të shtëna”, është shprehur Elizabeth Navoarro, nëna e djalit 6 vjeçar.

Nga këtë të shtëna humbën jetën bashkëshorti dhe djali i saj.

femija
  (Fëmija 6-vjeçar që humbi jetën)

Viktimat e luftës kundër drogës, të cilës tashmë mediat i referohen si “stina e gjuetisë”, ka shkaktuar të paktën 5.900 vrasje në 5 muaj.

Presidenti i vendit Rodrigo Duterte, deklaroi ditën e hënë se në kohën kur ishte në krye të bashkisë së qytetit Davao, kishte vrarë personalisht një të dyshuar si të përfshirë në tregtinë e drogës.

Kjo deklaratë e Duterte ka nxitur shumë kritika. Një gazetë vendase ditën e djeshme është hapur me titullin “Politikanë të korruptuar, jepni dorëheqjen ose përballuni me vdekjen”.   

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës