Filipine, lufta ndaj drogës, 32 të
vrarë nga polica gjatë natës

Filipine, lufta ndaj drogës, 32 të<br />vrarë nga polica gjatë natës
Autoritetet e Filipines kanë vrarë 32 persona gjatë natës së djeshme në “luftën ndaj drogës”, duke shënuar kështu numrin më të larë të vdekjeve në një natë, që prej fillimit të luftës ndaj narkotikëve të shpallura prej presidentit Duterte në vitin 2016.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se aksioni u zhvillua në provincën e Bulacan, në veri të kryeqytetit të vendit.

Sipas policisë vendase, të gjithë personat e vrarë ishin shpërndarës droge dhe gjithashtu në momentin e zhvillimit të aksionit ishin të armatosur.

Me mijëra persona janë vrarë që prej nisjes së këtij aksioni kombëtar në Filipine, i cili është kundërshtuar fuqishëm nga organizatat ndërkombëtare.

“Lufta ndaj drogës” sipas presidentit Duterte ka si qëllim zhdukjen e këtij problemi, madje më herët ai kishte deklaruar se  çdo qytetar mund të vriste një shpërndarës droge.

Gjatë aksionit të natës së mbrëmshme, përveç 32 personave që mbetën të vrarë, qindra të tjerë janë arrestuar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat