FILIPINE – Një gazetar radioje qëllohet për vdekje


MANILA, 14 shkurt /ATSH-DPA/ - Një gazetar radioje në qendër të Filipineve u qëllua sot për vdekje duke e shndërruar në gazetarin e 34-t që vritet në Filipine gjatë pesë viteve të fundit, njoftoi një organizatë gazetarësh.
Bashkimi Kombëtar i Gazetarëve të Filipineve tha se Maurito Lim u qëllua për vdekje nga një person i hipur mbi motoçikletë.
"Lim u qëllua në kokë në ndërkohë që po dilte nga makina e tij, jashtë ambienteve të radios 'dyRD' në qytetin Tagbilaran të provincës Bohol", tha kjo organizatë.
"Lim kishte një program radiofonik dhe kishte qenë kritik ndaj zyrtarëve lokalë të lidhur me tregtinë e drogës", shtoi ajo.
Që nga viti 1986, në Filipine janë vrarë 172 gazetarë./ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove