FILIPINE- Në Filipine ka nisur një mision kërkim-shpëtimi, pas përplasjes së një anijeje me 700 veta me një anije mallrash. Ngjarja ka ndodhur në Filipinet qëndrore.

Anija, MV Thomas Aquinas, ka nisur fundosjen pas goditjes mbrëmjen e së premtes nga një anije transportuese në afërsi të qytetit Cebu.

Mësohet se kapiteni i anijes ka urdhëruar evakuimin e pasagjerëve.

Ndërkaq për realizimin me sukses të operacionit të shpëtimit të pasagjerëve të ekuipazhit kanë ardhur në ndihmë edhe anijë të tjera, të cilat në momentin e fatkeqësisë, kanë qëlluar në det.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)