Filipine,presidenti Duterte: Unë i
kam vrarë vetë kriminelët

Filipine,presidenti Duterte: Unë i<br />kam vrarë vetë kriminelët
Presidenti kontrovers i Filipineve nuk ndalet me deklaratat e tij shokuese duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Këtë herë ai ka bërë një rrëfim të rëndë duke pranuar se gjatë kohës që ka qënë kryebashkiak në Davao i ka vrarë me duart e tij kriminelët të cilët silleshin rrugëve të qytetit dukë kërkuar telashe.

Presidenti e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi ndërsa po diskutonte fushatën e tij tashmë të famshme, kapja e trafikantëve të drogës.

Edhe më herët është raportuar se policia ka vrarë 5000 persona të dyshuar si trafikantë.

“Në Davao unë i vrisja vetë. Vetëm për t’i treguar policëve se nëse e bëj unë pse të mos e bëni edhe ju” u shpreh Duterte.
 
“Nëse thonë se duhet të kem frikë e të ndaloj në emër të të drejtave të njeriut, duke përfshirë se edhe Obama mund ta thotë, më vjen keq nuk do të ndalem” është shprehur më herët kreu i shtetit.

Thuhet se Duterte ka raporte të mira me presidentin Obama, kështu që nuk duhet të shqetësohet më për Obamën të cilin e ka sharë publikisht.

Presidenti prej kohësh është bërë një personalitet i cili tërheq vëmendjen me deklarata e tij dhe me luftën që i ka shpallur trafikantëve të drogës të cilët janë të shumtë në Filipine.

Kujtojmë se më herët ai e cilësoi veten me Hitlerin duke thënë se do të ishte i lumtur të vriste të droguarit, ndonëse më pas kërkoi falje.
 
Që në kohën kur është zgjedhur president policia ka vrarë 2086 në operacionin kundra trafikantëve. Më shumë se 3000 janë vrarë në rrethana të pashpjegueshme.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera