FILIPINE - Ka arritur në 325 numri viktimave ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të humbur si pasojë e Tajfunit Bopha që goditi ishullin Mindanao në Filipinet jugore të martën në mëngjes.

Tajfuni solli shira të rëndë dhe era e fortë përplasi shtëpi dhe shkuli pemë, ku dhjetëra e mijëra njerëz u deshën të evakuoheshin.

Janë dërguar helikopterë dhe mjete të rënda nga Mbrojtja Civile në zonat e prekura për të ndihmuar qytetarët në vështirësi, ku ujërat e reshjeve të shiut krijuan vorbulla vdekjeprurëse.

Zyrtarët lokalë bëjnë më dije se numri i të vdekurve mund të rritet.

Sipas meteorologëve, Tajfuni pritet të kalojë sot në Detin e Kinës Jugore

Tajfuni Bopha vjen një vit pasi Tajfuni Washi vrau më shumë se 1.500 njerëz në Filipinet jugore.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)