Të paktën 150 të burgosur janë arratisur nga një burg në Filipine pas një sulmi të armatosur nga disa dhjetëra persona.

Sulmi i burgut ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin Kidapawn, në ishullin e Mindanao, ndërkohë autoritetet dyshojnë se pas këtij sulmi qëndrojnë anëtar të grupeve separatiste islamike.

Gjatë përplasjes me armë ka humbur jetën një roje dhe është plagosur një prej të burgosurve.

Midis forcave të  sigurisë dhe grupeve separatiste islamike në jug të vendit janë duke zhvilluar luftime prej disa dekadash tashmë.

Grupe si Fronti Çlirimtar Islamik i Moro dhe Abu Sayyaf  dyshohen se qëndrojnë pas sulmeve të dhe rrëmbimeve të shumta të turistëve në vend.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com