Që prej muajit maj, ISIS ka vendosur nën kontrollin e saj pjesë të qytetit Marawit, në jug të vendit.
Presidenti Rodrigo Duterte është shprehur se zgjatja e ligjit ushtarak ishte e nevojshme për të shtypur kryengritje, por kritikë e presidentit thonë se zgjatja e ligjit ushtarak është duke u përdorur nga Duterte si një mënyrë për zgjeruar pushtetin e tij.
Ligji ushtarak lejon përdorimin e ushtrisë pët të zbatuar ligjin, si dhe ndalimin e personave pa kurrfarë pengese për periudha të gjata.
Ligji ushtarak i cili hyri në fuqi më 23 maj, vetëm disa orë pas përleshjeve vdekjeprurëse mes ushtrisë dhe personave të armatosur të lidhur me të ashtuquajturin Shtet Islamik pritej që të skadonte ditën e sotme, por shtyrja e tij e lë në fuqi deri më 31 dhjetor.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com