Filipinet pezullojnë tregtinë
me Korenë e Veriut

Filipinet pezullojnë tregtinë<br />me Korenë e Veriut
Filipinet kanë pezulluar veprimtarinë tregtare me Korenë e Veriut për të përmbushur një rezolutë të OKB-së që imponon sanksione më të ashpra kundër Phenianit lidhur me testimet e vazhdueshme bërthamore,ka njoftuar gjatë ditë së sotme sekretari i Punëve të Jashtme, Alan Peter Cayetano.
 
Cayetano njoftoi se Departamenti i Tregtisë dhe Industrisë është udhëzuar nga zyra e presidentit për të mbështetur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Phenianit.
 
“Ne do të respektojmë plotësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke përfshirë sanksionet ekonomike", tha Cayetano.
 
Gjithashtu Cayetano tha se pezullimi i veprimtarisë tregtare me Korenë e Veriut do të ishte i menjëhershëm.
 
“Ne kërkojmë denuklearizimin në Gadishullin Korean. Ne jemi kundër çdo faktori që shkakton paqëndrueshmëri dhe provokime, ne jemi për dialog”, përfundoi ai.
 
Filipinet janë eksportuesi i pestë më i madh në Korenë e Veriut, ku 60 për qind e eksporteve të tyre përfshijnë kompjutera të integruar, të cilat Koreja e Veriut mund t’i ketë përdorur për testet e tij bërthamore dhe raketore.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza