/ATSH/ - Legjendat e vendkrijimit të njeriut të parë dhe shtegëtimit të tij në tokë, po ndryshojnë me shpejtësi nga zbulimet e fundit arkeologjike. "Kopshtit të Edenit" po i bie miti i fillesës.
Zbulimi në Azi i mumjeve me lëkurë të bardhë dhe galerive të nëndheshme të gjata me qindra kilometra, mund të jetë konfirmim i ekzistencës në të kaluarën të një qytetërimi të përparuar nga legjendat  polineziane.
Nga galeritë që dilnin prej ishullit dhe shkonin në tokën kontinentale janë gjetur hyrje të ndryshme, ashtu si ka ndodhur në të gjithë botën, të zbuluara nga speleologë megjithatë, ato janë eksploruar vetëm pjesërisht për shkak të shembjeve që kanë penguar kërkimet. Në disa prej këtyre galerive janë zbuluar objekte qeramike dhe qelqi, ku secila përmbanin nga një pikë mërkur. Disa objekte të ngjashme, janë gjetur edhe në varret e zbuluar në Uzbekistan e në disa vende të tjera të Lindjes.