Tensionet mes grupi grupit mercenar ‘Wagner’ dhe ushtrisë ruse, janë përshkallëzuar, ndërsa media britanike Daily Mail e quan këtë situatë nisjen e luftës civile ruse.
Sipas medias britanike mercenarët e ‘Wagner’ thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.
Koloneli i kapur rob doli në një video të postuar nga grupi Wagner, në të cilën ai pranoi 'fajësinë' e tij dhe pranoi se ishte i dehur e prandaj qëlloi në drejtim të një automjeti të Wagner.
Kjo vjen pas akuzave të ‘Wagner’ se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre.
Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme.
Por suksesi i grupit ‘wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.
Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka nisur disa sulme verbale ndaj udhëheqësve ushtarakë të Putinit.
Ai i ka akuzuar ata se kanë urdhëruar trupat e tyre të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe kanë lënë luftëtarët e Wagner të pambrojtur në vijën e frontit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Mars, 14:12
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.5%
-
Të gabuar
39.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi i Parisit për luftën në Ukrainë, Macron: Putini gabon nëse beson që lufta në Iran do t'i japë frymëmarrje, Zelensky: Nuk ndihmohet paqja kështu
13 Mars, 15:50
-
Lufta me Iranin rrit çmimet e energjisë, BE: S’hiqen sanksionet ndaj Rusisë
11 Mars, 18:19
-
Strategjia për sanksionet dhe naftën, si e riktheu presidenti Donald Trump sërish në lojë Vladimir Putinin dhe pse mjaftojnë dy fjalë për të ndryshuar gjithçka
10 Mars, 17:27
-
Armëpushim në Zaporizhia, për riparimin e termocentralit bërthamor: Nevojiten 7 ditë
27 Shkurt, 09:59
-
Demush Shasha: Përvjetori i paaftësisë ruse
26 Shkurt, 16:12
-
Kremlini shuan shpresat e Steve Witkoff për një takim Putin-Zelensky së shpejti: Duhet të zhvillohet në fazën përfundimtare të bisedimeve
26 Shkurt, 07:49
-
Sulm masiv në Kiev, sot bisedime SHBA-Ukrainë në Gjenevë për marrëveshje të re
26 Shkurt, 07:37
-
Kryeministri i Norvergjisë vizitë në Kiev, takim me Presidentin Zelensky! Stoere: Mbështetje ushtarake me vlerë rreth 6 miliardë paund për Ukrainën
25 Shkurt, 18:27
-
Veton Surroi: Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus
25 Shkurt, 15:57
-
Negociatat/ SHBA-Ukrainë pritet të takohen nesër në Gjenevë
25 Shkurt, 14:52
-
BE: Putini po humbet, ne do t’i kapërcejmë vetot e kryeministrit hungarez
25 Shkurt, 07:52
-
'Po vdesin 25 mijë ushtarë çdo muaj', Trump: Po punojmë shumë për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
25 Shkurt, 07:49