Fillim viti, Berisha: Zgjedhje të lira
Shqiptarët do vendosin me votë
Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë premtimi për këtë fillim të 2013-ës nga kreu i qeverisë për qytetarët shqiptarë. Deklaratën Berisha e bëri pas vizitës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku edhe këtë fillim viti ka shigjetuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama.
TIRANE - Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë premtimi për këtë fillim të 2013-ës nga kreu i qeverisë Sali Berisha për qytetarët shqiptarë. Deklaratën Berisha e bëri pas vizitës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku edhe këtë fillim viti ka shigjetuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama. Shefi i qeverisë bëri gjithashtu një përshëndetje të veçantë për ushtarët shqiptarë që shërbejnë në Afganistan.
“Për fatin e keq ndryshimi ata i ka lënë tek thana, por unë ju uroj Vit të Ri. Tjetër është problematika politike, tjetër është zemra dhe urimi. Ndryshimi është një shpejtësi në Shqipëri e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër, çfarë mund të pres kush më shumë nga ky vend që ishte i famshëm 20 vjet më parë vetëm për lajme të këqija, kur del sot në krye në botës për shndërrimin e rritjes në mirëqenie, për shndërrimin e pasurisë në mirëqenie zënë nga vendet më kryesore”, u shpreh Kryeministri.
Sipas Kryeministrit Berisha, në qershor shqiptarët do të vendosin me votën e tyre një horizont të ri në vend, duke theksuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Shqiptaret do të mund të realizojnë qëllimet e tyre vetëm në kuadrin e integrimit të tyre në familjen evropiane. Ndaj, le të jetë viti 2013, viti në të cilin në të firmosim për horizontin e ri që duhet të arrijmë më 23, natyrisht duke shkërmoqur me votën e lirë murin e bllokimit si një atavizëm të një kohe që nuk do të kthehet kurrë më. Këtë vit, me zgjedhje të lira e të ndershme shqiptaret do të mund të tregojnë se janë zotër të fatit të tyre, të bashkuar me njëri-tjetrin, të bashkuar me Evropën”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.9%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21