Fillimi i vitit të ri shkollor/ Nga e hëna, certifikata e vaksinimit e detyrueshme për arsimtarët, ose test i përjavshëm! Mësim online për studentët e pavaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, u ka bërë apel të gjithë arsimtarëve që ende nuk janë vaksinuar, studentëve e pedagogëve, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën ndaj COVID19.

Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.

“Duke filluar edhe nga dita e hënë, ne do të lëshojmë udhëzimin që do të ndiqet për të verifikuar ata që kanë kryer vaksinimin, duke filluar nga arsimtarët. Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nëpërmjet mekanizmave që do të ngrenë, të gjithë certifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla dhe gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor edhe për studentët”, nënvizoi Manastirliu.

Alternativa e mungesës së certifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm dhe mësim online për studentët e pavaksinuar.

“Për arsimtarë të cilët ende nuk e kanë kryer vaksinimin, do të duhet të paraqesin pranë institucioneve shkollore testin dhe të konfirmojnë që nuk janë të prekur nga COVID19 dhe kjo kërkesë do të jetë kërkesë e përjavshme. Nga ana tjetër, vetë universitetet do të organizojnë mësimin e alternuar për ata studentë të cilët nuk do të kenë kryer ende vaksinimin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë më dije se interesi i shtuar në muajt e hapur të vaksinimit nga personeli arsimtarëve, e ka çuar në mbi 80% vaksinimin e tyre me një dozë dhe mbi 60% me dy doza, duke paraqitur mbulesë të lartë vaksinale.

“Në këto dy muaj kemi pasur një interes të shtuar sa i përket vaksinimit, edhe shihet që ka një interes të shtuar të studentëve. Përsa i përket arsimtarëve, janë mbi 80% e tyre që e kanë kryer dozën e parë të vaksinës, edhe mbi 60 përqind e tyre janë vaksinuar plotësisht, padyshim janë shifra inkurajuese”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,683,644 vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Universiteti i Mjekësisë vendos: Studentët do kthehen në auditor, në varësi të situatës rishikohen alternativa

Universiteti i Mjekësisë ka vendosur ditën e sotme që këtë vit të ri akademik studentët do të rikthen në auditor. Rektorati i UMT-së zhvilloi sot një mbledhje dhe bëhet me dije se në varësi të situatës epidemiologjike në vend mund të rishikohen edhe mënyra alternative për zhvillimin e mësimit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar studentë dhe pedagogë  të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë!

Në mbledhjen e datës 24.09.2021 të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, pas diskutimeve lidhur me fillimin e vitit të ri akademik 2021-2022, sqarojmë se:

Procesi mësimor (leksione, seminare, laboratore, praktikë lëndore/klinike etj) në të gjitha programet e studimit që ofron UMT, për vitin e ri akademik 2021-2022, do të zhvillohet me prezencë në auditor.

Vendimet e Senatit Akademik të UMT-së nr.37, datë 28.4.2020 dhe nr. 70, datë 15.09.2021 (si skenare alternative) do të vihen në funksion në varësi të situatës epidemiologjike dhe vendimeve të Komitetit Teknik i Ekspertëve për pandeminë.

Urojmë shumë suksese këtë fillim viti akademik studentëve që ulen për herë të parë në auditoret tona, të gjithë studentëve të tjerë dhe stafit akademik të UMT-së !

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 25/09/2021 14:35

    Alfred Cako te propozohet per cmimin Nobel vetem per fjalen qe ka thene se Sorosi ka vendosur qe te eliminoje dy miliard e gjysem njerez. Nuk ju realizua plani me infektime kerkon ta realizoje me vaksina.

    Përgjigju
  • emri: 24/09/2021 14:57

    ky eshte diskriminim i hapur, po mos u merzitni kjo eshte me e vogla qe ju kane bere

    Përgjigju
  • Ema: 24/09/2021 14:54

    Pse ta paraqesin studentet testin? pse nuk unifikoni sistemet IT dhe te krijoni nj database qe te aksesohet nga te gjitha institucionet?

    Përgjigju
  • Pakja: 24/09/2021 12:08

    Paska pas te drejte Cako. Bravo o kelysh i Sorosit Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq