Fillojnë zgjedhjet për kryetarët
e PD-së në rrethe

Fillojnë zgjedhjet për kryetarët<br />e PD-së në rrethe
TIRANE- Nis zgjedhjet për kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. Pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve, në degët e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, pritet që të nis brenda javës që vjen i procesi i votimit ku do të dalin edhe kryetarët e rinj të PD-së. I gjithë ky proces pritet që të përfundojë brenda muajit korrik përshkak të numrit të madhe të degëve që ka PD-ja.

Procesi
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike do të bëhet nga delegatët e partisë në të gjithë Shqipërinë. Pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve nga ku kanë dalë edhe delegatët e rinj të PD-së, do të nisë votimi për kryetarët e degëve. Konkretisht gjatë periudhës pesë mujore që nga janari deri në maj, koordinatorët e procesit reformues brenda partisë në rrethe kanë bërë anëtarësimet e reja në parti, si edhe kanë rifreskuar databazën e anëtarëve.

Pas kësaj faze, anëtarët e PD-së kanë zgjedhur kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve nga kanë kanë dalë edhe delegatët e rinj. Këto delegat të rinj do të marrin pjesë në votimin e kryetarëve në degë të Partisë Demokratike, pasi ata përfaqësojnë bazën si të zgjedhur nga vetë anëtarësia. Kësisoj në fillim të javës që vjen delegatët e rinj do të nisen drejt kutive të votimit nëpër komisionet zgjedhore të Partisë Demokratike për të përcaktuare krerët e rinj të PD-së në rrethe.

Problematika
Pavarësisht se duket një proces reformues, kjo fazë ka nisur që me zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së në 22 korrik të vitit 2013 nga ku vihet re një tejzgjatje e procesit. Bashës iu deshën rreth gjashtë muaj që të konsolidonte punën në parlament dhe më pas niste zyrtarisht punën për reformimin e partisë. Por edhe kjo fazë ka problematikat e veta. Ndryshe nga më parë, numri i delegatëve të PD-së nuk është ende i qartë. Pra, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara për degët e PD-së të bëra në kohën kur Berisha ishte kryetar, nuk ka një numër të saktë të delegatëve që kanë dalë nga seksionet dhe grupseksionet.

Kjo pasi janë krijuar celula të reja të demokratëve në të gjithë vendin të cilët kanë nxjerrë delegatë e tyre, që do të marrin pjesë në zgjedhjet për degë. Konkretisht në zgjedhjet e shkuara brenda PD-së kanë qenë rreth 1200 delegatë të cilët, kanë përcaktuar kryetarët aktual të PD-së në të gjithë Shqipërinë, ndërsa për zgjedhjet që do të zhvillohen pas pak ditësh, nuk ka një numër ekzakt çka mund të sjell edhe një acarim të situatës në bazë ndërmjet grupimeve rivale që janë në garën për kryetar dege.

Afatet
Afati i përcaktuar deri më tani është muaji korrik. Konkretisht është parashikuar që në muajin që vjen, i gjithë procesi i votimit brenda Partisë Demokratike për degët në rrethe të ketë përfunduar në mënyrë që ti hapet rrugë proceseve të tjera të zgjedhjeve brenda strukturave drejtuese të demokratëve. Aktualisht PD nuk ka Kuvend Kombëtar, Këshill Kombëtar dhe as Kryesi, kësisoj kjo forcë politike po operon vetëm me një kryetar të zgjedhur nga baza e Partisë Demokratike dhe pritet që brenda një muaj të ketë një strukturë organizative të mirëfillta të partisë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   



 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale