Fillojnë puna për rrugën Skrapar-
Përmet, Meta i pranishëm
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Bashkinë e Skraparit dhe të inaugurimit të fillimit të punimeve të rrugës Skrapar-Përmet.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Bashkinë e Skraparit dhe të inaugurimit të fillimit të punimeve të rrugës Skrapar-Përmet.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Silva Caka, Gledion Rehovica, Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë së Skraparti Nesim Spahiu, etj.
Gjatë ceremonisë së hapjes së sezonit Turistik, Bashkia e Skraparit kishte organizuar edhe një panair me produktet ushqimore bio të zonës.
Meta në këtë aktivitet u shpreh se investimet që janë kryer në Bashkinë e Skraparit do të bëjnë të mundur rritjen e numrit të turistëve si edhe rritjen e mirëqenies së banorëve të Skraparit.
“Skrapari ka bukuri pafund dhe unë besoj që ato do të kthehen në një shans dhe në një mundësi për të gjithë banorët e kësaj zone për të jetuar më mirë dhe për të siguruar një të ardhme shumë më të mirë”, u shpreh Meta.
Lidhur me fillimin e ndërtimit të rrugës Përmet-Skrapar, Meta u shpreh se kjo është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë zonës dhe do të bëj të mundur lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës, si edhe lidhjen e Beratit me Gjirokastrën nëpërmjet Skraparit dhe Përmetit.
“Ne sot inaugurojmë edhe fillimin e punimeve të rrugës Skrapar-Përmet, që është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë kësaj zonë, është një rrugë e cila lidh dy nga luginat më të bukura të vendit tonë, atë të Osumit dhe të Vjosës, e që do të shumëfishojë fluksin e vizitorëve dhe turistëve duke qenë një mënyrë dhe një unazë që do të lidhi në një rrugë krejt të re dhe shumë interesante edhe dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, përmes Skraparit dhe Përmetit”, u shpreh Meta.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
80.3%
-
E Komitetit Olimpik
10.8%
-
E qeverisë
8.9%
Vota total: 975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre teori pse Ukraina sulmoi Rusinë brenda territorit të saj
11 Gusht, 22:27
-
VIDEO/ Gjirokastër, merr flakë një automjet në tunelin e Skërficës, digjet plotësisht
11 Gusht, 22:04
-
Zelensky: Zjarri në termocentralin Zaporizhzhia, rrezatimi normal (VIDEO)
11 Gusht, 21:43
-
Vlorë/ Zjarr në Mërtiraj, dy vatra të përmasave të mëdha! Terreni i thyer bën të vështirë ndërhyrjen
11 Gusht, 21:30
-
Zjarri në Malin e Thatë, janë djegur 200 hektarë! Nesër pritet ndërhyrje nga ajri
11 Gusht, 21:24
-
Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut
11 Gusht, 21:05
-
VIDEO/ Kontrolle në akset kombëtare të rrethit Krujë, në kërkim të personave që qarkullojnë me armë
11 Gusht, 21:02
-
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
11 Gusht, 20:49
-
Zjarri në Gorisht dhe Gjormë të Selenicës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve
11 Gusht, 20:28
-
Në kërkim prej 4 vitesh për plagosje, momenti kur policia prangos në banesën e tij 39 vjeçarin
11 Gusht, 20:17
-
Mero Baze: Berishën e tërbon Shqipëria krenare, që e injoron atë
11 Gusht, 20:02
-
Zjarri në fshatrat e Delvinës, përgjegjësi i zjarrfikësve: Janë krijuar nga dora e njeriut! Ndodhen 110 forca në terren
11 Gusht, 19:51