Të dy kandidatët kanë shpallur fitoren në garën për të qenë lideri i ardhshëm i opozitës në Francë, në një garë ku s'kanë reshtur akuzat për manipulimin e votave.
Thuhet se vetëm qindra vota i ndajnë kandidatin e krahut të djathtë Jean–Francois Cope dhe ish-kryeministrin Francois Fillon.
Mbështetësit e të dy kandidatëve të UMP-së ( Bashkimi për Lëvizjen Popullore” - (Union pour un Mouvement Populaire, UMP) kanë akuzuar për manipulim votash.
Partia ka qenë pa kryetar që kur Nicolas Sarkozy dështoi në zgjedhjet presidenciale majin e kaluar.
Cope ka qenë sekretar i përgjithshëm i UMP-së që prej vitit 2010, ndërsa rivali i tij ishte kryeministër për pesë vjet gjatë presidencës së Sarkozisë.
Më shumë se 50% të anëtarëve të partisë morën pjesë në votim, sipas të dhënave të para, një pjesëmarrje shumë më e larte seç pritej.
Kur filluan të dilnin rezultatet e para, Cope ishte në kryesi, duke i befasuar ekspertët të cilët prisnin që ish-kryeministri të fitonte. Sondazhet ishin gjithmonë në favorin e tij.
Gara mes dy rivalëve ka qënë shumë e ashpër, dhe para se rezultati të vinte në qytetin jugor bregdetar të Nicës, grupi mbështetës i Cope është ankuar për manipulim dhe kanë kërkuar një hetim.
Deputeti kryesor i UMP-së u kundërpërgj se kishte “një numër të caktuar parregullsish" në disa qendra votimesh në zonën e Alpes- Maritimes. Në një qendër votimi në Paris, një zyrtar i partisë është ankuar se ka pasur 40 vota më shumë se votues në listën e partisë.
Skuadra e Fillon gjithashtu është ankuar, raporton kanali televizi i lajmeve i BFM.
Gjithsej, 650 qendra votimi janë hapur dhe pjesëmarrja e lartë nënkuptonte që Francois Fillon i duhej të priste më shumë se një orë të votonte, raporton radio e RTL-së.
Të dy kandidatët kanë shumë vizione të ndryshme se çfarë drejtimi do të marrë Partia e së qendrës së djathtë.
Fillon, 58 vjeç, ka qenë kryeminstër (2007-12) gjatë periudhës së Presidentit Nicolas Sarkozy, dhe është parë si njeri i matur dhe më i përmbajtur sesa Jean-Francois Cope.
Dhjetë vjet më i vogël se Fillon-së, Cope është konsideruar më shumë si krahu i djathtë. Muajin e kaluar ai hodhi një "Manifest për të drejtë të papërmbajtshme", në të cilën ai pretendonte se bandat në periferi kishin nxitur "racizmin kundër të bardhëve."
Fituesi do të trashëgojë një kryesi në “ngushticat” e vështira financiare, pas një sërë dështimesh elektorale gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur kulmin në humbjen presidenciale të Nicolas Sarkozy ndaj rivalit socialist Francois Hollande.
(l.c/ad.ti shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com