Në seancën fillestare prokurori Blerim Isufaj ka lexuar aktakuzën me të cilën ballafaqohen dy të rinjët, raporton KTV.
“Më 24.04.2014 është ngritur aktakuza për shkak se dy të pandehurit kanë pasur qëllim që t’u bashkohen dy organizatave terroriste “Al Qaida” dhe “Al Nusra”. Ata janë arrestuar në Aeroport dhe kur janë pyetur se për ku janë nisur, kanë thënë se dëshirojnë të shkojnë në Siri t’u bashkangjiten këtyre organizatave në luftë. Kështu ata kanë kryer veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në organizatë terriste në tentativë në kundërshtim me nenin 28 dhe 143 të Kodit Penal të Kosovës”.
Sipas këtij neni pjesëmarrja në grup terrorist dënohet prej 5 deri në 10 vjet burg. Dy të pandehurit kanë deklaruar se janë të pafajshëm derisa avokatët e tyre kanë kërkuar që të lirohen nga paraburgimi por gjyqtarja e EULEX’it ka thënë se kjo është e pamundur të paktën deri më 4 mars.
Marrë nga Gazeta Ekspress
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)