Fillon Java e Frankofonisë në Prishtinë

Me një koncert të Filarmonisë së Kosovës, fillon në Prishtinë në ora 20:00, Java e Frankofonisë.

Në lidhje me këtë koncert që do të dirigjohet nga dirigjentja franceze, Nathalie Marin, Filarmonia e Kosovës, dje mbajti edhe provat gjenerale, para paraqitjes para publikut.

Pas këtyre provave, në një konferencë për media organizatorë të Javës së Frankofonisë bënë të ditur detaje rreth organizimit të programit të kësaj jave.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari theksoi se kjo javë është organizuar me mbështetjen e disa ambasadave të huaja në Kosovë, me theks të veçantë nga ajo e Francës. Ai shtoi se veprat e përfshira në program përkojnë më këtë javë.

Ndërsa, përfaqësuesja e Ambasadës së Francës, Florenc Nikoliç tha se Kosova është anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, që nga viti 2014 dhe për këtë edhe Kosova, si dhe të gjitha vendet e tjera të këtij rrjeti çdo vit feston Javën e Frankofonisë.

Ajo shtoi se kjo organizatë ka katër qëllime kryesore, duke shprehur shpresën që edhe universitetet e Kosovës sa më shpejtë të bëhen anëtare Agjencionit Universitar të Frankofonisë.

Ndërsa dirigjentja e koncertit të nesërm të Filarmonisë së Kosovës, Nathalie Marin, tha se simbolika e këtij koncerti qëndron në takimin mes komunitetit të artistëve.

Java e Frankofonisë në Kosovë, përveçse nga Ambasada e Francës dhe Filarmonisë së Kosovës mbështetet edhe nga Komunën e Prishtinës, Ambasada e Luxemburgut, Ambasada e Kanadës, Republika e Çekisë, Ambasada e Zvicrës dhe ajo e Belgjikës në Kosovë. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit