Ka nisur ‘udhëtimi i fundit’ i Mbretëreshës Elizabeth II për në Kishën Westminster Abbey. Udhëtimi duhet të zgjasë rreth tetë minuta, me 142 marinarë të Marinës Mbretërore dhe gjashtë oficerë që tërheqin karrocën.

Arkivoli i Mbretëreshës i vendosur në karrocën e armëve shtetërore ndiqet pas nga Mbreti Charles, William dhe Harry. 


Lajmi kryesor:

'Udhëtimi' i fundit i Mbretëreshës dhe fundi i një epoke! Elisabeth varroset në kapelën e Shën Gjergjit, si një shpirt i thjeshtë e i krishterë