Filmat shqiptarë “Parrullat” e
“Kolonel Bunker” shfaqen në Romë
“Shqipëria përmes kinemasë” ka çelur siparin sot në Romë me filmin “Parullat” me regji të Gjergj Xhuvanit dhe më pas është ndjekur nga filmi “Kolonel Bunker”, i cili është prezantuar nga vetë regjisori Kujtim Çashku. Shfaqja e filmave shqiptarë do të vijojë deri më 5 qershor 2012.
ROMË - “Shqipëria përmes kinemasë” ka çelur siparin sot në Romë me filmin “Parullat” me regji të Gjergj Xhuvanit dhe më pas është ndjekur nga filmi “Kolonel Bunker”, i cili është prezantuar nga vetë regjisori Kujtim Çashku. Shfaqja e filmave shqiptarë do të vijojë deri më 5 qershor 2012. Gjatë këtyre ditëve do të shfaqen 8 filma, prodhime të viteve 1995-2011, që vërtiten rreth denoncimit të diktaturës së Enver Hoxhës, analiza të temave të mëdha sociale, si emigracioni, tensionet intime që lindin në kushtet e një modernizimi kontradiktor, që në një mënyrë apo në një tjetër ndihmojnë për të krijuar një imazh më të qartë mbi Shqipërinë. Filmat e përzgjedhur janë “Parullat”, “Kolonel Bunker”, “Muaj mjalti”, “Tirana, viti zero”, “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Natë pa hënë”, “Vdekja e kalit” dhe “Amnistia”. Projektimi i filmave shoqërohet edhe me takime me regjisorët përkatës. Aktiviteti do të nisë nesër në orën 18:00, ku do të marrin pjesë jo vetëm organizatorët, por edhe emra të njohur të kinemasë si Giuliano Montaldo e Marco Belloçhio. Filmi që do të. Të nesërmen, të ftuar do të jenë Pirro dhe Eno Milkani, që do të prezantojnë filmin e tyre “Trishtimi i zonjës Shnajder”, si dhe aktori Michele Placido, i cili luan në këtë film. Ditët në vijim do të ketë të tjerë të ftuar dhe diskutime rreth filmave. Këto ditë të kinemasë shqiptare mundësohen me mbështetjen e shoqatës “Syri Blu” në Tiranë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ambasadës Shqiptare në Romë, etj.”
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike