Filmat shqiptarë shfaqen
në Bukuresht

Filmat shqiptarë shfaqen <br />në Bukuresht
BUKURESHT - Kinema ‘Euforia’ në Bukuresht do të ushtojë shqip përgjatë 1 jave. Prej 15 tetorit deri më 20 tetor, gjashtë filma shqiptarë do të projektohen për një publik të veçantë.

Është kjo një nismë e Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht, Qendra Kinematografike Euforia dhe Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, nëpërmjet së cilës bëhet e mundur që filmi shqiptar të udhëtojë drejt Bukureshtit për rumunët, por edhe për të çuar një copëz Shqipëri për komunitetin shqiptar atje. I pari film që do të shfaqet më 15 tetor është “Gjallë” që mban firmën e kineastit Artan Minarolli.

Më pas radhën e ka një produksion jo pak i komentuar siç është “Lindje Perëndim Lindje” i Gjergj Xhuvani, Një tjetër film i bujshëm që udhëton drejt Rumanisë është “Shqiptari” apo “Der Albaner” i regjisorit gjerman Johannes Naber, një film i vitit 2010 që flet për emigracionin mbi gjithçka. Një shfaqje e veçantë do të jetë ajo e filmit që mban vulën e kineastit Dhimitër Anagnosti, “Përrallë nga e kaluara”, etj.

(dh.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë