/ATSH - Pasi ka dominuar duke kryesuar në arkat filmike amerikane për disa javë me radhë, duke kryesuar ndaj premierave të tjera që janë duke u shfaqur, fenomeni i këtij sezoni, pikërisht filmi i tiulluar "American Sniper" më së fundi do të shfaqet edhe në sallat e kinemave në vend.
"American Sniper", i cili gjithashtu është edhe një ndër filmat favoritë për të fituar çmimin prestigjioz Oscar këtë vit, pasi ka mbledhur rreth 200.1 milionë dollarë gjithsej,
Sienna Miller, Clint Eastwood, Bradley Cooper dhe Kyle Gallner
vjen si një ndër premierat e Kinemave Imperial në kryeqytet.
Filmi i shumëkërkuar e shumëpritur nga mbarë publiku botëror, është mirëpritur edhe në premierën shqiptare sot gjatë orës 13:00 në sallën 1 të Imperialit, gjithashtu edhe atë të kinemasë "Agimi", salla këto të cilat sigurisht i kishin rezervuar një mikpritje thuajse amerikane filmit të aktorit të njohur dhe njëkohësisht regjisorit Clint Eastwood.
Pikërisht ky i fundi,t pra Clint Eastwood ka thyer edhe një rekord tetër me "American Sniper", rekordin e filmit më të suksesshëm gjatë fundjavës së Super Bowl në Amerikë, duke mbledhur rreth 31.9 milionë dollarë, e kështu duke u bërë filmi më i suksesshëm i kësaj periudhe në të gjitha kohërat.
Zhaneri aksion, biografi, dramë në skenarin e Jason Hall, dhe Chris Kyle është i interpretuar nga aktorë si Bradley
Renditja e American Sniper
Cooper, Sienna Miller apo Kyle Gallner.
Saktësia e snajperistit të Forcave Speciale Chris Kyle shpëtoi jetë të panumërta në fushën e betejës dhe kjo e shndërroi atë në një legjendë. Megjithatë, pasi kthehet në shtëpi, pranë familjes së tij, Chrisi kupton se nuk mund ta lërë luftën pas.