Filmi “Diptik” premiera nëser në ekranin e “Report TV”, regjisori: Trajton makutërinë dhe korrupsionin në dogana

Filmi “Diptik” me regji të Ilir Harxhit rikthehet tek publiku në periudhë pandemie përmes ekranit të “ReporTV”. Në këtë diptik, dy filmat “Pallati” dhe “Daja” trajtojnë dy histori që kanë në thelb makutërinë e individit edhe korrupsionin në dogana  

“Është një qerasje që i bëj publikut, pasi këta filma janë parë vetëm në kinematë e qytetit. Ishte dëshira ime që në këto ditë të pandemisë t’u jap spektatorëve mundësinë dhe të qeshin, duke parë hallet e ditës”, shprehet Harxhi.

Ndonëse, të realizuar disa vite më parë, filmi “Daja” vjen premier përmes ekranit tonë, për të rrëfyer se si njeriu i ditëve moderne bashkëjeton me korrupsionin për përftime të ndryshme, ndërsa “Pallati” vë në pah, se si zaptohen hapësirat publike

“Janë aktuale, sepse është dëshira ime, që të trajtoj tema, që të mos jenë vetëm lokale, por universale. Të dyja ngjarjet rrjedhin nga ngjarje reale, një duke zbrit shkallët e pallatit, që nuk ka hapësirë. Në pjesën e parë trajtoj korrupsionin, për të fituar sa më shumë hapësira. Në pjesën e dytë sjell korrupsionin në dogana”, thotë Harxhi.

Nuk do të shmanget në këtë komedi të zezë as e qeshura, që vjen përmes humorit të hollë edhe lojës së artistëve të njohur, si Margarita Xhepa, Genc Fuga apo Enver Petrovci, Ledio Lako dhe Sokol Angjeli. 

“Kjo është mënyra se si unë i jam qasur, që dhe spektatori të qesh me hallet, jo me groteskun, edhe përse është pjesë e filmit”, përfundon regjisori.

Filmi “DiptiK” i Ilir Harxhit do të prezantohet në “ReportTV”, në datë 9 maj, ora 20.55 e mbrëmjes.

VIDEO/ Traileri i filmit 'Diptik'

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja