Filmi ikonë ‘Lulëkuqet mbi mure’ i nënshtrohet restaurimit në formatin 4K, shfaqet sot në kinema me kualitetin më të lartë

Filmi ikonë ‘Lulëkuqet mbi mure’ i nënshtrohet restaurimit në formatin 4K, shfaqet sot në kinema me kualitetin më të lartë

Filmi ikonë “Lulëkuqet mbi mure” i është nënshtruar një restaurimi të plotë në formatin 4K dhe tashmë është gati për t’u ndjekur në kinemanë Millenium.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se filmi u restaurua nga një studio prestigjoze ndërkombëtare dhe duke nisur nga sot mund të ndiqet në kinema.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë "Lulëkuqet mbi mure", i cili iu nënshtrua  restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Filmi u restaurua në studion Dabimus srl në Bari, me mbështetjen financiare të projektit “Sezoni i Filmave Klasikë” 2033 të ACE (Association des Cinémathèques Européennes) i programit Creative Europe Desk.
 

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/12/2023 04:02

    Filmat duhen restauruar here pas here se degradojne elementet kimike ,vizive e zanore te filmit.Eshte njelloj si te ruash,restaurosh e te mirembash nje liber.Sa me i vjeter,sa me i rralle te jete aq me i vyer behet,aq me shume te duhet te kujdesesh per te. Sidomos filmat e kohes se Xhaxhit,qe bliheshin me buxhet shteti,kushedi ku i gjenin,te c'fare cilesie ishin e sa i blini,se ndoshta i blinin me /clearance/ dhe dihet se ne cfare gjendje jane mallra te tilla qofte keta dhe filma.

    Përgjigju
  • GOLI: 06/12/2023 09:15

    TE QENIT ME VLERE E PAZEVENDESUAR ESHTE THELBI I BURIMIT- RIBERJA E TE QENES ESHTE MAASHTRIM PER TE KENAQUR HAPSIREN MASHTRUESE TE DESHIRES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor