Filmi “flet” shqip në Itali
Shoqata “Occhio Blu Anna Cenerini Bova”, së bashku me “Casa del Cinema di Roma”, do të bëjnë të mundur, që filmat shqiptar të shfaqen edhe në Itali.
Shoqata “Occhio Blu Anna Cenerini Bova”, së bashku me “Casa del Cinema di Roma”, do të bëjnë të mundur, që filmat shqiptar të shfaqen edhe në Itali. Publiku italian do të shijojë kinematografinë shqiptare, që në datën 2 qershor me filmin e regjisorit të mirënjohur shqiptar,
Gjergj Xhuvani “Parrullat”. Ndërsa në ditët në vijim do të shfaqen filma si, “Trishtimi i zonjës Shnajder” me regjisoret Pirro dhe Eno Milkani, Kolonel Bunker i Kujtim Cashkut, “Muaji i Mjaltit”, “Natë pa hënë”, “Tirana viti zero”. Ndërsa në javën e fundit, do të shfaqet filmi “Vdekja e Kalit”, i regjisorit Sajmir Kumbaro dhe filmi më i fundit nga regjisori, Bujar Alimani “ Amnistia”. Hyrja do të jetë falas për të gjithë publikun artdashës.
Su/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike