Filmi "Shok", Agron Domi, drejtori
artisik i TIFF: Shanse për fitore

Filmi "Shok", Agron Domi, drejtori<br />artisik i TIFF: Shanse për fitore
Drejtori Artistik i Tirana Internacional Film Festival, Agron Domi ka deklaruar se filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, që është dominuar për çmimin Oscar, ka shanse që të fitojë, pasi ai paraqet një nga ngjarjet më të rënda të shoqërisë, siç është lufta, dhe se është i arrirë artistikisht.

Shanset për fitore janë të mëdha.  Nuk i njoh nominuesit e tjerë, por rëndësi ka që filmi ka hyrë në pesëshen më të mirë, dhe unë di që ska një film dominues. Sido që të shkojë puna, filmi arriti sukses, po pëlqehemi, po seleksionohemi, po vlerësohemi” ka deklaruar Domi.

Domi ka theksuar se ai duhet promovuar si film, pasi konkurron për çmimin oscar, për kategorinë e filmit të shkurtër

Nuk e kisha menduar këtë sukses, por mund të them se atë e meritojnë autorët, skenaristët, regjizorët të cilëve iu shpreh urimet më të mira” tha Domi.

Ai shtoi se tashmë poo ndjehet një lëvizje e mirë e filmit në shqip dhe se ka një ngritje të prodhimit si në cilësi ashtu edhe në sasi, duke marrë një sërë çmimesh. Domi shtoi se të tillë filma bëhen një prezantues i denjë i vendit, me qëllim ngritjen e identitetit të Kosovës si shtet.

Aktulisht është një kimë e mirë koreografike. Tani është bërë një garë e vështirë, filmi është kthyer në një ambasador shumë të mirë, përveç garës artistike.Vendi bëhet i njohur dhe i shërben reputacionit, Kosovës në këtë rast që është në ngritjen e identitetit të vet si shtet” ka thënë ai.

Në cilësinë e Drejtorit Artistik i TIFF, Domi ka theksuar se filmi ka një kasë shumë të mirë të aktorëve dhe se ai është sukses për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Kosovës, pasi kjo i nxit kineastët e tjerë që të kenë këto synime. Të tilla çmime japin e motivojnë artistët.

Filmi është bazuar në ngjarjet e vitit 1999 dhe është film dramatik, me tragjedi, ku aktorët janë komponent i fortë. Është një dramë që të mban në tension,pasi filmi është tronditës, ndaj gjen vend dhe në oskar.

Ai është xhiruar në Mitrovicë dhe flet për një histori miqësie mes dy fëmijëve. Dy fëmijët miqësohen, herë herë vihet në dyshim, por ajo rifitohet. Filmi ndahet në 3 skena, ku për të shpëtuar shokun,personazhi kryesor kërcënon ushtarin serb që ta linte të qetë shokun e tij, por për këtë gjest ndëshkohet nga serbi dhe vdes.

Atë do e shohin njëkohësisht 200 vendeve të botës, pasi aktiviteti në të cilin ai do pasqyrohet do të ndiqet nga shumë vende.
Këto deklarata drejtori i TIFF i ka bërë nis tudion e Report TV.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave