JAPONI - Ekipi i xhirimit të një televizioni japonez ka mundur të filmojë një tornado të rrallë në Japoni pranë portit të Aridas.

Imazhet u realizuan nga bordi i një helikopteri prej transmetuesit NHK por tornado qëndroi në det pa u futur drejt tokës.

Sipas raportimeve gjithçka zgjati për dhjetë minuta që nga shfaqja e deri tek zhdukja ndërsa nuk pati dëme.

Agjencia metereologjike e Japonisë ka lëshuar gjithësesi alarmin se tornado të ngjashme mund të shfaqen në Japoni duke shkaktuar edhe stuhi të forta.

Këto fenomene nuk janë të padëgjuara në Japoni pasi në maj 2012 një tornado i madh goditi brigjet lindore duke rënë të vdekur një fëmijë 14 vjeçar dhe plagosur dhjetra të tjerë.

(dm/gre.M/Shqiptarja.com)