Filologjiku në protestë, s'marrin
pagat për orët shtesë prej dy muajsh

Filologjiku në protestë, s'marrin<br />pagat për orët shtesë prej dy muajsh
TIRANE- Administrata e Fakultetit të Histori-Filologjisë, pranë Universitetit të Tiranës, ka vendosur që ditën e sotme dhe të nesërme të bojkotojnë punën.
Duke qenë se janë pikërisht orët e ditës së shtunë dhe të dielë, të llogaritura si orë shtesë, për të cilat tashmë ata nuk marrin më pagesa ekstra, kanë vendosur të mos shkojnë në punë, duke lënë pa asnjë informacion studentët e part-time, të masterit dhe të doktoraturës, që bëjnë mësim në fundjavë.

Prof.dr.Valentina Duka, zëvendësdekane e këtij fakulteti ka thënë për shqiptarja.com se punonjësit e administratës kanë dy muaj pa paguar. "Administrata do të bojkotojë ditën e punës gjatë ditës së nesërme (sot), por jo pedagogët- shpjegon zëvendësdekania,Duka. - Kjo pasi punonjësit e administratës dy muaj pa
marrë orët shtesë, që janë 40 orë në muaj, dhe janë pikërisht e shtuna dhe e diela që ata dalin në punë. Shpresoj që kjo të zgjidhet sa më shpejt" – deklaroi Duka.

Duket se vendimi për mos pagesën e orëve shtesë do të prekë edhe stafin akademik. Gjatë ditës së sotme ata nuk do të bojktojnë mësimin, por gjithçka do të varet nga zgjidhja e problemit. "Pedagogët sapo kanë filluar dhe pagesat për orët shtesë, i marrim pas tre muajsh. Nëse nuk jepet një zgjidhje për administratën, atëherë edhe ne do ta shikojmë se si do reagojmë", - ka deklaruar zv.dekania, Duka.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030