Një histori e Luftës së Dytë Botërore ka ngjallur interesin e kërkuesve grekë të arit për të kërkuar atë që mendohet se kanë fshehur në Shqipëri përgjatë Luftës së Dytë Botërore nga dy ushtarë grekë.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht pamjet e ekspeditës ilegale, (nisur edhe nga pamjet ku nuk janë të shoqëruar nga asnjë zyrtar të institucioneve lokale apo qendrore) të një grupi eksploruesish të cilët janë nisur nga Athina në Greqi dhe pak ditë më parë kanë përfunduar ekspeditën katër ditore në disa fshatra të Malësisë së jugut në Shqipëri.

Nga pamjet ekskluzive siguruar nga ReportTv ata pretndojne qe kanë zbuluar edhe një shpellë ku sipas tyre fshihet ari, ndërsa deklarojnë se ekspedita ka qenë e suksesshme dhe ata do të rikthehen shpejt për të marrë asetin e çmuar.

Sipas tyre ari është fshehur në Shqipëri pasi dy ushtarët grekë, ja kanë vjedhur nazistëve gjatë luftës së dytë Botërore dhe nuk kanë mundur dot ta çojnë në Greqi pasi janë arrestuar nga nazistët gjermanë.

Ajo që e bënë sa të mistershme këtë ekspeditë të tyre, është një set i pajisjeve të teknologjisë së lartë që ata përdorin edhe një hartë që disponojnë teksa lokalizojnë fshatin ku nisin kontrollet në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit.

Nga hyrja në kufi ata i drejtohen Vlorës të cilën në videon e siguruar nga ReportTv e konsiderojnë me Majamin, ndërsa takojnë edhe disa shqiptarë që i shoqërojnë.

Teksa i afrohen hyrjes së Vlorës ata e përshkruajnë itinerarin e tyre drejt malit, duke përmendur edhe fshatin Vuno, ndërsa në pamje duket kalaja e ‘Ali Pashë Tepelenës’.

Ndërsa deklarojnë se rezultati i kërkimit ka qenë pozitiv dhe do të rikthehen shpejt, pranojnë se në doganën shqiptare kanë pasur problem gjatë kontrollit por ndoshta askush se ka pikasur që janë gjahtarë të thesareve. Ndryshe nga thesaret që mund të gjenden në fund të detit në ujrat ndërkombëtare, thesaret që mund të zbulohen në territoret kombëtare ashtu si dhe reperte arkeologjike i përkasin shtetit ku ndodhen dhe gjenden. Pra asnjë qytetar shqiptar dhe i huaj ka të drejtën t'i marrë, pasi në këtë rast do të kryente një grabitje.