Komisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) informoi se në varësi të rezultateve të ndeshjeve të kësaj jave në fazën “Final 4” të Superligës, nëse rezultati i një ndeshje mund të influencojë apo ndikojë në atë të tjetrës, atëherë dy ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë (19:00) datë 31 maj.

Në këtë rast, konkretisht ndeshja *Egnatia - Dinamo, e planifikuar për t’u luajtur më 29 maj, do të spostohet për më 31 maj në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, duke u zhvilluar paralelisht me takimin Vllaznia - AF Elbasani, e programuar në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Superliga, kalendari i fazës 'Final 4':

Java 1

Vllaznia 0-2 Dinamo, 16.05.2026 19:00

AF Elbasani 0-4 Egnatia, 17.05.2026 19:00

Java 2

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

AF Elbasani vs Dinamo, 24.05.2026 19:00

Java 3

*Egnatia vs Dinamo, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs AF Elbasani, 31.05.2026 19:00

Renditja e 'Final 4':