Pas ndeshjeve të para të fazës 'Final 4' në Superligën e futbollit, vëmendja tashmë është zhvendosur te përballjet e dyta këtë fundjavë, ku Vllaznia do të sfidojë Egnatian, ndërsa AF Elbasani do të përballet me Dinamon në duele që pritet të vendosin shumë për fatin e garës drejt titullit kampion.
Bilanci i përballjeve direkte gjatë këtij sezoni premton rivalitet maksimal. Vllaznia dhe Egnatia janë përballur katër herë, me dy ndeshje të mbyllura në barazim, 0-0 dhe 2-2, ndërsa dy fitoret e tjera kanë shkuar për shkodranët, të cilët triumfuan 2-0 dhe 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përballjet direkte Vllaznia - Egnatia 2025/26
Vllaznia 2-0 Egnatia
Egnatia 2-2 Vllaznia
Vllaznia 1-0 Egnatia
Egnatia 0-0 Vllaznia
Edhe sfida tjetër mes Dinamos dhe AF Elbasanit pritet të jetë po aq e luftuar. Në katër përballjet sezonale mes tyre janë regjistruar një barazim 1-1, një fitore bindëse 4-1 e Dinamos në “Air Albania”, si dhe dy fitore të Elbasanit në “Elbasan Arena”, me rezultatet 2-0 dhe 1-0.
Përballjet direkte AF Elbasani - Dinamo 2025/26
AF Elbasani 1-0 Dinamo
Dinamo 1-1 AF Elbasani
AF Elbasani 2-0 Dinamo
Dinamo 4-1 AF Elbasani
Me rezultatet e ndeshjeve të para që e kanë bërë edhe më të fortë e interesante garën, përballjet e dyta të fazës 'Final 4' mes Vllaznisë dhe Egnatias, si dhe AF Elbasanit e Dinamos, pritet të prodhojnë të tjera mbrëmje emocionesh në betejën për fituesin e këtij edicioni.
Superliga, kalendari i fazës 'Final 4':
Java 1
Vllaznia 0-2 Dinamo, 16.05.2026 19:00
AF Elbasani 0-4 Egnatia, 17.05.2026 19:00
Java 2
Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00
AF Elbasani vs Dinamo, 24.05.2026 19:00
Java 3
Egnatia vs Dinamo, 29.05.2026 19:00
Vllaznia vs AF Elbasani, 31.05.2026 19:00
*Të gjitha ndeshjet e 'Final 4' do të luhen në stadiumin 'Air Albania' në Tiranë.
Renditja e 'Final 4':
Komente










