SHBA - New York Knicks hodhën një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në basketbollin amerikan, duke fituar 95 - 105 në udhëtim ndaj San Antonio Spurs në ndeshjen e parë të finales së play-off-it në NBA.
Takimi i zhvilluar në fushën e Spurs nisi më mirë për vendasit, të cilët në një moment krijuan epërsi prej 14 pikësh. Megjithatë, skuadra nga New Yorku reagoi në mënyrën më të mirë, duke rikuperuar diferencën dhe duke marrë kontrollin e lojës në pjesën e dytë.
Lideri i Knicks ishte Jalen Brunson, autor i 30 pikëve, ndërsa mbështetje të rëndësishme dhanë edhe Karl-Anthony Towns me 18 pikë e 12 rebound si dhe OG Anunoby me 17 pikë.
Në radhët e San Antonio Spurs u dallua Victor Wembanyama, që realizoi 26 pikë dhe regjistroi 12 rebound, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e ekipit teksan.
Me këtë sukses, New York merr avantazhin 1-0 në serinë e finaleve. Ndeshja e dytë do të zhvillohet pas dy ditësh sërish në fushën e Spurs, ndërsa më pas seria do të zhvendoset në Lindje për përballjet e radhës.
Komente






