Në ndeshjet vendimtare të kampionatit shkodranët pësuan një tjetër disfatë të rëndë pas asaj me Dinamon një javë më parë. Në Air Albania rrogozhinasit realizuan të parët me Sotën, ndërsa Vllaznia barazoi në pjesën e dytë me Qaton. Ku pritej përmbysja nga shkodranët, pak minuta nga fundi, Egnatia shënoi golin e fitores me Adjesën, duke bërë që të shpërthejë festa në kryqytet.
Goli i rrogozhinasve solli kaos në fushë, pasi lojtarët dhe stafet e dy skuadrave u përleshën pas një provokimi. Aleksi dhe Gurishta u ndëshkuan me të kuq, ndërsa tani Egnatia udhëheq kampionatin me 34 pikë, 3 më shumë se Vllaznia dhe po aq nga Elbasani që të dielën luan kundër Dinamos.
Komente








