Finalizohet ankandi për parkun fotovoltaik të Spitallës me kapacitet prej 100 Megavatësh! Përcaktohet fituesi

Kompania franceze Voltalia ka fituar garën për të ndërtuar parkun fotovoltaik të Spitallës, me ofertën 29.89 euro për megavat.

Ajo ishte në garë me kompaninë kineze, "Universe Energy", e cila ofroi çmimin 46 euro për megavat.

Ishin pesë kompani që kishin treguar interes për parkun fotovoltaik të Spitallës dhe paraqitën ofertat e tyre, por në finale të garës arritën vetëm  “Voltalia” dhe “Universe Energy”.

Në fjalën e saj pas shpalljes së kompanisë fituese, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku e konsideroi “suprizues” çmimi e ofruar nga “Voltalia”, duke thënë se shënoi një tjetër rekord dhe se askush nuk priste në fakt një çmin kaq të ultë.   “Dua të përgëzoj “Voltalia” për çmimin surprizues, duke qenë se ky park ishte më i vogël nga parku i parë, prisnim çmim më të lartë të gjithë bashkë, kështu që kemi shënuar një çmim tjetër rekord, pra 70 megavat që do të blihen me 29.89 euro për 15 vitet e ardhshme ashtu siç e ka parashikuar edhe ligji. Diversifikimi i burimeve të rinovueshme, me një vend që prodhon 99% energji të rinovueshme, është hapi më i rëndësishëm”, tha ministrja.

 

Gara ndërkombëtare për parkun e dytë fotovoltaik më të madh në vend është hapur më 19 nëntor 2020. Parku i Spitallës do të ndërtohet në periferi të Durrësit me një sipërfaqe 120.8 hektar. 

Interes për të marrë pjesë në garë patën shfaqur 20 kompani të huaja dhe konsorciume, por në përfundim të ankandit ndërkombëtare janë administruar 5 oferta mes tyre edhe kompania Volitalia, që po ndërton parkun me energji diellore të Karavastasë.

Morën pjesë 2 kompani shqiptare në konsorcium me një kompani Indiane, kemi një kompani kineze, Volitalia, dhe 2 kompani gjermane.

Ky park me energji diellore do të prodhojë 100 megavat ku 70 megavat do të blihet nga shteti dhe 30 megavat mund të shiten në treg të lirë nga privati, dhe do të jetë i dyti në vend pas atij të Karavastasë që ka një fuqi prodhimi prej 140 megavatesh.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Shpallet kompania franceze, francezja Voltalia fiton me ofertënm 29.89 euro për megavat

1616673128_Screenshot2.jpg

Fituesja e parkut fotovoltaik të Spitallës është kompania franceze Voltalia e cila ka bërë ofertën 29.89 euro për megavat.

Ndërkohë që kompania tjetër, kinezja Universe Energy ofroi 46 euro për megavat.

Ora 12:47
Ankandi për parkun fotovoltaik të Spitallës/ Balluku: Morëm oferta nga 5 kompani të mëdha në botë

 

Ministrja Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku tha se ishin 5 kompani të mëdha që dhanë ofertat e tyre për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës.

Në deklaratën e saj, Balluku u shpreh se janë dy  kompani që kaluan fazat e kualifikimit, një franceze dhe një kineze, që kanë përmbushur kushtet.

Mes tyre do të përzgjidhet kompania e cila ka ofruar çmimin më të ulët.

“Me hapjen e këtij ankandi, kemi ecur me mbështetjen shumë të vyer të BERZH, për të sjellë një rezultat sa më transparent. Pasi është mbyll afati I dorëzimit të ofertave në 1 shkurt, ne kemi pasur mundësi të shohim ofertat nga 5 kompani të mëdha me eksperiencë në botë. Së shpejti do të nisim ankandet hibride që do bazohen në parqet diellore dhe parqet e erës. Në këto ankande shteti nuk angazhohen për të vënë në dispozicion tokën, por janë investitorët që e sjellin paketën, dhe në një garë të pastër shpallim fituesin.

70% e energjisë do të blihet nga OSSH, me një çmim të favorshëm dhe 30 megavat do të jetë në treg të lirë, duke përdorur bursën e ngritur.

5 garuesit kanë kaluar filtrat e grupit të punës për të pasur të gjitha kushtet teknike. Kemi dy kompani Voltalia franceze, dhe kompania kineze që ka treguar interes do ketë të drejtën të garojë një park fotovoltaik në vend pasi kanë përmbushur kushtet”, tha ministrja.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 17/04/2021 01:22

    Pse te mos i ndertojme vete keto parqet,,...

    Përgjigju
  • Deutschland: 25/03/2021 16:27

    Prandaj e thirri Macroni antipatik Ramën ??! Po kompanitë gjermane, janë serioze!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi