Tre persona janë arrestuar këtë të enjte në flagrancë në qytetin e Lushnjës,të dyshuar për shpërndarje lëndësh narkotike.

Operacioni i koduar  “Louse” është finalizuar me vendosjen në pranga të:  Ervis Çokut, 34 vjeç, banues në Lushnjë; Erjon Çokut, 39 vjeç, banues në Lushnjë; Ervin Kiptiut, 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Personave të sipërpërmendur iu janë sekuestruar 30 doza heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë të tipit “Zastava” me 8 fishekë.

Arrestimi i tyre është bërë i mundur nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorinë Lushnjë, ndërkohë që po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.