Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Amnistia e Fundit” përmes të cilit ka vënë në pranga 3 persona, të cilët ndonëse sapo kishin dalë nga burgu i janë rikthyer sërish aktivitetit të tyre të mëparshëm.
Sipas policisë, në pranga ka përfunduar, Xhuljan Asllanaj, 24 vjeç, Genci Shiba, 20 vjeç dhe Denis Subashi, 26 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën e E. T. ku kishin marrrë një sasi monetare, një orë dhe një pale çelsa makine.
Tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor të disa vjedhjeve në Tiranë në banesa ku kanë marrë sasi të mëdha parash.
Gjatë kontrollit të banesave të tyre, policia ka gjetur në cilësinë e provave materiale shumë pajisje dhe materiale që ata i kanë vjedhur në vende të ndryshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com