Finalja e Conference League, hotelet në Tiranë për datat 25-26 maj shumëfishojnë çmimet

Finalja e Conference League, hotelet në Tiranë për datat 25-26 maj shumëfishojnë çmimet

Logoja e Conference Ligue dhe çmimet e hoteleve në Tiranë

Kur pritej që finalja e Ligës së Konferences të ishte një ogur i mirë për Shqipërinë  duket se kjo ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të hoteleve për tifozet që do vendosen në Tiranë në datën 25 Maj kur do mbahet dhe ndeshja .  

Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi ka bërë një denoncimin gjatë ditës së sotme në llogarinë e tij në facebook ku shkruan se po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë që cënon rëndë imazhin e turizmit në Tiranë.

.”Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shitet dhomat e hoteleve ( për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Ftoj z. Veliaj dhe Min Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin.Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë”, shkruan Topuzi.

Roma-Feynord do jetë finalja e Conference League, që do të zhvillohet me 25 maj në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’. Skuadra italiane ia doli të fitonte 1-0 gjysmëfinalen e kthimit kundër Leicester, teksa ndeshja e para një jave u mbyll 1-1.

Foto e postuar nga Zak Topuzi

 

E.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Në tiron: 08/05/2022 15:52

    Isha në itali për pashkë Mora me qera një Fiat panda për 245 euro per 12 orë (normalisht është 30-40 euro për 24 orë). Në një qytet provincial (jo Metropol të shtrenjtë) Kjo çfarë quhet?!

    Përgjigju
  • refugjati: 08/05/2022 10:48

    dhe thoni pastaj hajdeni ne Shqiperi.aty ta fusin dhe cmimin e ajrit sa e marin vesht qe je turist ose refugjat.nuk esht se nuk jam dakort qe rrisin cmimet por tja fusin sikur me qene hotele ne dubai e jo ne tirane nuk esht e pranueshme. nuk shkohet as per plazh se esht bo tanarlliku i madh e duhet te kesh para me thase.3000 lek veza ...pupupu mos o Zot

    Përgjigju
  • Shokutarras: 08/05/2022 09:11

    Pse duhet te nderhyj qeveria per te percaktuar cmimet??? Cjan kto artikuj idiot??? Esht ekonomi tregu dhe kerkesa percakton cmimin...Shkoni ne frankfurt kur behet panairi automechanika 13-17 shtator dhe hidhini nje sy cmimeve, dhe pastaj krahasojini me nje dit normale ne frankfurt. Kam fjetur ne nje hale 250 euro nata dhe as dera e banjos nuk hapej dot plotesisht se takonte tek krevati. Apo atje ska gje se jan gjerman ata...Ikni komentoni nei perputhen ose beni nei artikuj dhe lerini njerezit te punojn...

    Përgjigju
  • Iris: 08/05/2022 04:43

    Matrapazlleku shqiptar nuk eshte vetem ne kete rast,ne fakt ne cdo pjese ku futet leku behen matrapazlleqe.A nuk komentoi per cmimet sot E.Brace? A nuk u detyrua qeveria te ngreje komisione per cmimet e naftes e gazit dhe ushqimeve qe te mos i lejonte spekulantet te perfitonin nga situata?A nuk jane ngritur cmimet e qirave e shtepive? Mos thoni se fajin e ka lufta e kriza boterore.Vete kam qene deshmimtare para shume vjetesh kur nje fshatar qe po shiste ne treg e ndryshoi cmimin e vezeve pa pike turpi,sy me sy perballe meje kur u afrua te blinte nje turiste e huaj tek pazari i Tiranes.Matrapazllekun na e ka futur turku ne ADN dhe ja pasojat.

    Përgjigju
  • Luli: 08/05/2022 01:16

    Qeveria te ndërhyrje direkt,,ky është turpi jonë,,beje 150€ hajt po jo 800€, të pa ngopur

    Përgjigju
    • Shokutarras: 08/05/2022 09:17

      Shko provoje nje her kur te ket ndonje event te till me ndonje event ne europ dhe shife se sa turp esht. Kerko nje her sa kushtojn dhomat nga 150 km larg munchen kur esht festa birres me ndonje fshat me dhomat si ne kohe te enverit...Me kaq kapacitete sa kemi neve dhe super kushtet qe kan hotelet tona madje ti ngren akoma me shum...

  • Kontrolloni vetë: 07/05/2022 19:59

    Une arrij të gjej tani online edhe me lire , shiko filtrat cheap first pra të dalin me te lirat në fillim! Une po gjej edhe me 20-30€ nata

    Përgjigju
    • Pordhi kali në der të hanit: 08/05/2022 02:20

      Shiko vet që të besosh ! Une them a ka booking poshte 30-50€ , po Airbnb ? Une di ti gjej , leviz filtrat ! Po deshe gjen edhe me 3000€ në Mal të zi , vetëm kerko jep filtrin “most expensive first” dhe dalin me te shtrenjtat! Për mua dashtë zoti bien cmimet 10€ java se nuk eshte se e kam problem sa me lirë me mirë por cdo lajm duhet kontrolluar vetë , Kjo eshte kryesorja, te tjerat e bën zoti mirë …

    • Balo Bënça: 07/05/2022 22:39

      O shtet kurvë! Unë i kisha vënë pronarit bythëpalarë të hotelit gjobë një MILARD dollarë për këtë rritje çmimesh,ose hipotekën e hotelit! Po të kundërshtonte, plumbin pas veshit të majtë,te ish poligoni i Shishtufinës!Ndyrësira...

  • Niku: 07/05/2022 19:42

    Turp..turp..turp.. njerez egerrsira te pa ngopur ilaçe i befte kush abuzon..

    Përgjigju
  • Toni: 07/05/2022 19:30

    gjera normale ,provoni te gjeni hotel ne rome kur jane pashket katolike dhe do vereni te njejten gje ,cmime jashte cdo logjike ekonomike .....

    Përgjigju
    • une: 07/05/2022 20:44

      isha ne Rome ne prill dmth dite pashke, dhe cmimet shume normale 3 dite 4 persona (familje)400 € mengjesi perfshire 3km larg Vaticanit, po ishte Rome jo pisllek Tirane.

  • Juli: 07/05/2022 19:20

    Tipike shqiptare , duan te pasurohen brenda nates.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/05/2022 19:20

    A ështé qudi, jo nuk ështé qudi sepse hajnat e kan qeverisjen nga km e gjer tek pastruesi…!!! Turp turp turp

    Përgjigju
  • Popull kafshe: 07/05/2022 19:00

    Legenlleku shqiptar nuk ka te mbaruar... Turp per vendin, turp per keta palaco njerez. Shkurt nuk kemi per tu bere asnjëherë si vend, me keqardhje e them por kjo eshte e verteta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë