Finalja e Conference League, përcaktohet grupi i arbitrave! Kush do vendosë drejtësi në Feyenoord-Roma në Tiranë

Finalja e Conference League, përcaktohet grupi i arbitrave! Kush do vendosë drejtësi në Feyenoord-Roma në Tiranë

Logo e Conference League dhe stadiumi 'Air Albania'

Istvan Kovacs, rumun, do të gjykojë finalen e Conference League 2022, mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në “Air Albania” në Tiranë, të mërkurën më 25 maj në orën 21:00. Kovacs është një arbiter që ka gjykuar në ndeshjet e kompeticioneve europiane që nga viti 2010 dhe do të marrë drejtimin e finales së tij të parë të kompeticionve të UEFA-s për klube. Këtë sezon, 37-vjeçari ka drejtuar në 10 ndeshje të kompeticioneve për klube të UEFA-s, duke përfshirë takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League ndërmjet Manchester City-t dhe Real Madrid.

Arbitër kryesor: Istvan Kovacs (Rumani)

Asistentë: Vasile Florin Marinescu, Mihai-Ovidiu Artene (Rumani)

Arbitër i katërt: Sandro Scharer (Zvicra)

Asistent VAR: Christian Dingert (Gjermani)

Mbështetje VAR: Bastian Dankert (Gjermani)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë