Finalja e Conference League, TIA: Pritëm 55 mijë pasagjerë për tre ditë! 25 maji rekord, kishim 168 fluturime

Finalja e Conference League, TIA: Pritëm 55 mijë pasagjerë për tre ditë! 25 maji rekord, kishim 168 fluturime

Tifozët në aeroportin Nënë Tereza

Për tre ditë, Aeroporti Kombëtar i Tiranës ka mirëpritur rreth 55 mijë pasagjerë. Nga data 24 deri në 26 maj janë kryer 465 fluturime. Këtë bën me dije TIA duke e cilësuar 25 majin si ditë rekord me 168 fluturime. Më 25 maj ishte finalja e Conference League në Tiranë, ku u përballën Feyenoordi me Romën dhe kjo e fundit mori fitoren. Për të parë ndeshjen erdhën mijëra tifozë në vendin tonë duke sjellë numër kaq të madh fluturimesh në Aeroportin e Rinasit.

“Përgëzoj stafin tonë për punën e shkëlqyer. Falenderime të përzemërta të gjithëve për përkushtimin, dedikimin dhe për shërbimin miqësor ndaj pasagjerëve tanë”, tha Drejtori Ekzekutiv i Aeroportit, Constantin von Alvensleben.

“Ky mision do të kishte qenë i pamundur, pa partnerët tanë. Mirënjohje Albcontrol, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Policisë së Shtetit. Bashkëpunimi ka qenë i pandërprerë dhe efikas. Ka qenë një javë e pabesueshme dhe jemi shumë të lumtur që e kaluam sfidën e Ligës së Konferencave të UEFA-s me një sukses të madh”, shtoi Constantin von Alvensleben.

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin 1-0 për Romën, ndaj tifozët dolën në rrugët e Italisë për të fituar një trofe që kishte munguar për 14 vite.

Finalja e Conference League u transmetua në 155 vende dhe u ndoq nga rreth 400 milionë njerëz. Tirana prit 60 delegacione zyrtare dhe përfaqësues e të 25 federatave të ndryshme por edhe drejtuesit e lartë të UEFA. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhixhi: 28/05/2022 20:42

    Rritini rrogat punetoreve o skllavopronar. Po shqyhen me 3 turne dhe mezi sa fitojne 600 mije leke te vjetra.

    Përgjigju
  • Tifozi: 28/05/2022 16:07

    Po aeroporti i Kukesit a u perdor apo spati nevoje ngaqe stadium nuk mban me shume se 20mije turista.

    Përgjigju
    • Shkodran: 28/05/2022 16:44

      Aeroportin e Kukësit nuk e ka Kastrati Group or ti!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës