River Plate zyrtarisht ka apeluar vendimin për të luajtur finalen e dytë të Kupës Libertadore në “Bernabeu” pas dhunës që tifozët e saj shkaktuan në stadiumin “El Monumental”, ç’ka solli edhe shtyrjen e ndeshjes.
Të shtunën e kaluar dhe të dielën, finalja e dytë e Kupës Libertadore ishte parashikuar të luhej në fushën e River Plate, por gjatë mbërritjes së autobusit të Boca Juniors tifozët vendas sulmuan me gurë atë duke plagosur disa prej lojtarëve.
Pas disa tentativash për të gjetur një stadium për të zhvilluar ndeshjen, CONEMBOL të premten vendosi që ajo të luhej në kryeqytetin spanjoll, pikërisht në stadiumin e Real Madrid.
Për këtë vendim River Plate në një postim në sajtin e saj zyrtar ka shkruar: “Nisur nga propozimi I bërë dje, më datë 30 nëntor, nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONEMBOL), River Plate konfirmon se refuzon të ndryshojë vendin e zhvillimit të ndeshjes. Klubi mendon se ky vendim shtrembëron konkurencën, dëmton ata që kanë siguruar biletë dhe ndikon në barazinë e kushteve.”
Ndeshja e parë finale mes Boca Juniors dhe River Plate ka përfunduar me shifrat 2-2. Në këtë kompeticion nuk vlen goli në fushë kundërshatare.
Komento