Finalja e Europa League do të
jetë Ajax-Manchester United

Finalja e Europa League do të<br />jetë Ajax-Manchester United
Do të jetë Ajax-Manchester United finalja e këtij edicioni të Europa League.Të dyja skuadrat finaliste e kanë kaluar turin gjysmëfinale mes drithërimash pasi kundërshtarët e tyre Lyon dhe Celta Vigo i shkuan shumë pranë mrekullisë.
 
Në “Old Traford” United barazon me spanjollët e Celta Vigo 1-1 dhe falë fitores në ndeshjen e parë 1-0 shkon në finale e madhe.
 
Djemtë e Mourinho shënuan në pjesën e parë me Fellaini por në fundin e takimit Roncaglia barazoi për spanjollët të cilët e patën edhe një rast të pastër për tu kualifikuar me Guidettin por që ka gabuar në mënyrë të pabesueshme.
 
Edhe Ajax është kualifikuar mes drithërimash ndaj francezëve të Lyon. Holandezët vinin në këtë takim të fortë nga fitorja 4-1 në ndeshjen e parë madje shënojnë edhe golin e parë të takimit me sulmuesin Dolberg.
 
Megjithatë Lyon e përmbys dhe e fiton takimin 3-1 falë një dygolëshi të Lacazette dhe një gol të Ghezzal.
 
Finalja e madhe e Europa League mes Ajax dhe Manchester United do të luhet në 24 maj në Stokholm të Suedisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë