Fituesit e kampionatit të tangos në Buenos Aires u shpallën çifti i kërcimtarëve nga Argjentina dhe Uruguaji, Lorena Gonzales dhe Sebastian Acosta. Çifti i çmimit prestigjoz u shpall fitues mes 41 çifteve pjesmarrës nga çdo cep i botës.
Ata mrekulluan jurinë dhe publikun me aftësitë e tyre lëvizëse dhe performancën mbreslënëse. Pas fitores Gonzales u shpreh se e dashuronte tangon dhe i kish dedikuar gjithçka kërcimit.
Ndjekja e ëndrrës së saj e çoi në këtë fitore, që është më e rëndësishmja për të. Ndërsa Acosta thotë se kjo fitore është gjithçka që kish ëndërruar dhe tani mund të vdisë i qetë.
Me çmimin e dytë dhe të tretë u vlerësuan çiftet nga Bogota dhe Cali i Kalifornisë. Salloni i Tangos është faza e konkursit ku çiftet realizojnë përformanca më të sofistikuara me lëvizje akrobatike të ndërlikuara dhe sensuale, ndryshe nga faza e parë ku kërcimet ishin më tradicionale.
Konkurimi ishte mjaft i fortë mes garuesve duke e kthyer skenën në një fushëbetejë të zgjarrtë me më të mirët e tangos. Tango lindi në lagjet e varfra të Buenos Aires në vitin 1880 dhe që nga ajo kohë ka fituar zemrat dhe imagjinatën e kërcimtarëve dhe spektatorëve nga e gjithë bota.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com